Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kushëriri i biznesmenit italian: Dyshoj për një sherr me djemtë e ortakut!
Kushëriri i Edoardo Sarchit, 44-vjeçarit italian, i vrarë në rrethana misterioze në Tepelenë, ka dhënë një intervistë për La Repubblica. Ai hedh dyshime për një grindje me djemtë e ortakut të tij. Ai thotë se shpreson që autoritetet të zbardhin ngjarjen. Autoritet nuk kanë bërë publik asnjë rezultat nga autopsia që si procedurë duhet të realizohet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Italianit Sarchi i është dhënë lamtumira një ditë më parë në një ceremoni mortore në Tufinë. Ndërkohë bashkëpronari ka deklaruar se ata nuk kanë patur asnjë konflikt mes tyre, por dyshon se dikush tjetër e ka qëlluar. Intervista e plotë për La Repubblica Tronditje dhe mosbesim, së bashku me pikëllim “të papritur”. Familja e Edoardo Sarchi, 44 vjeç, sipërmarrësit të pasurive të paluajtshme të...