Dosja “Partizani”/ Malltezi kërkon praninë e mediave gjatë të gjithë seancës, GJKKO nuk i lejon

Dosja “Partizani”/ Malltezi kërkon praninë e mediave gjatë të gjithë seancës, GJKKO nuk i lejon

Në seancën gjyqësore të së hënës për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është Jamarbër Malltezi, mediat kishin shprehur interesin për të ndjekur të gjithë zhvillimin e seancës, kërkesë për të cilën vetë Malltezi ishte shprehur dakord. Megjithatë, GJKKO vendosi të rrëzojë kërkesën për regjistrim, duke lejuar vetëm filmimin e momenteve të nisjes së seancës, siç është praktika e zakonshme në shumicën e proceseve gjyqësore. Malltezi reagoi pas vendimit, duke e kundërshtuar vendimin e gjykatës dhe duke theksuar se qëllimi i kërkesës së tij ishte transparenca e plotë, dhe jo krijimi i një efekti mediatik të njëanshëm. “Kam bërë kërkesë që të regjistrohet e gjithë seanca, për të pasur një proces sa më transparent dhe të dëgjohen qëndrimet e të gjitha palëve. Gjykata e rrëzoi këtë...