Moldavia voton për Evropën, partia pro-Brukselit fiton me 50.03%. Opozita e mbështetur nga Moska bënë thirrje për protestë

Moldavia voton për Evropën, partia pro-Brukselit fiton me 50.03%. Opozita e mbështetur nga Moska bënë thirrje për protestë

Ditën e djeshme në parkun përpara ndërtesës së qeverisë së Moldavisë, të moshuarit shisnin suvenire të epokës sovjetike, buste të Leninit dhe medalje të Ushtrisë së Kuqe, për një publik që shpesh fliste vetëm rusisht. Kjo skenë simbolizon ndarjen e thellë që ende karakterizon vendin pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Moldavia u zgjua sot ende e ndarë mes dy rrugëve, të ecë drejt Evropës apo të kthehet prapa drejt ndikimit rus, por për herë të parë pas një periudhe të gjatë, drejtimi i vendit duket më i qartë. Në këto zgjedhje, të gjithë parashikonin një betejë të fortë për formimin e Parlamentit dhe Qeverisë për katër vitet e ardhshme. Për herë të parë, Bashkimi Evropian mbështeti fuqishëm palën pro-perëndimore, ndërsa pala pro-ruse u përball me...