Laert Haxhiu nuk heq dorë! I gjendet sërish telefon në qeli, herën e parë ‘i hëngri kokën’ drejtorit të burgut

Laert Haxhiu nuk heq dorë! I gjendet sërish telefon në qeli, herën e parë ‘i hëngri kokën’ drejtorit të burgut

laert haxhiu, foto ilustruese DRENOVË- Një telefon celular është gjetur në burgun e Drenovës, që dyshohet se është përdorur nga Laert Haxhiu, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale. Telefoni që është kapur i përkiste një të dënuari për lëndë narkotike, por dyshohet se përdorej nga Haxhiu. Dyshimet lindën pasi telefoni është kapur në sektorin ku vuan dënimin Haxhiu, por më shumë pritet të kuptohet nga hetimet që SHKB dhe Prokuroria e Korçës po kryejnë. Një rast i ngjashëm u zbulua dhe në muajin Korrik të këtij viti, ku Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërhyu duke shkarkuar drejtuesin e IEVP-së Fatjon Fasho, si dhe shefin e sektorit Sokol Kacoli. Laert Haxhiu është dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjes. “Masakra e Lushnjes” ka...