Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U shkarkua nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës/ Veliaj kundërshton vendimin në Gjykatën Kushtetuese
Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. “Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues. Kushtetuta mbi ligjin! Neni 115 është filtër i detyrueshëm për çdo shkarkim. Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore interpretohet vetëm brenda kornizës së nenit 115 të Kushtetutës”, thuhet në ankimimin e Veliajt. Shkresa e plotë depozituar në Kushtetuese Pasazhet e kërkesës: 1-Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, Kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve dhe mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, ankim i cili pezullon efektet e vendimit të Këshillit të...