Të shtënat në Michigan, Trump: Epidemia e dhunës duhet të marrë fund

Të shtënat në Michigan, Trump: Epidemia e dhunës duhet të marrë fund

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar ashpër një sulm të armatosur që ndodhi në një kishë në Grand Blanc të Michigan-it. Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi: “Jam informuar për sulmin e tmerrshëm me armë… FBI-ja mbërriti menjëherë në vendngjarje, do të udhëheqë hetimin federal dhe do të ofrojë mbështetje të plotë për autoritetet shtetërore dhe lokale. I dyshuari është i vdekur, por ende ka shumë për të mësuar.” Ai shtoi se gjithçka tregon se “ky është një tjetër sulm i qëllimshëm ndaj të krishterëve në SHBA” dhe u bëri thirrje ndjekësve të tij që të luten për viktimat dhe familjet e tyre. “Kjo epidemi dhune në vendin tonë duhet të marrë fund menjëherë,” paralajmëroi Trump.