Zelensky: Rusia lëshoi 500 dronë dhe vrau katër persona gjatë sulmeve të fundit

Zelensky: Rusia lëshoi 500 dronë dhe vrau katër persona gjatë sulmeve të fundit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia ka lëshuar 500 dronë dhe mbi 40 raketa në sulmin e fundit ndaj Ukrainës. Në një postim në rrjete sociale, Zelensky ka njoftuar se kanë mbetur të vrarë të paktën katër persona. Ai ka thënë se objektivat kryesore ishin Kievi dhe rajonet Zaporizhzhia, Khmelnytskyi, Sumy, Mykolaiv, Chernihiv dhe Odesa. Zelensky ka thënë se “objektet e infrastrukturës civile”, një fabrikë gome dhe ndërtesa apartamentesh janë dëmtuar të gjitha në “sulmet brutale” në sulmin rus.