Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle në 22 shtator, pasi janë kapur duke transportuar 16 kilogramë kokainë në Castelldefels, qytezë afër Barcelonës në Spanjë. Efektivë të Mossos d’Esquadra dhe oficerët e Policisë Lokale të Castelldefels, kanë mbajtur nën vëzhgim tre shqiptarë të moshës nga 20 deri 46-vjeç, të cilët po kalonin një valixhe nga një makinë në furgon, raportojnë mediat spanjolle. Efektivët kanë ndërhyrë menjëherë, ku brenda valixhes gjetën 16 kilogramë kokainë, e cila në treg kap vlerën e 500 mijë eurove. Po ashtu gjatë konbtrolleve ndaj shqiptarëve, u gjetën 7000 euro, të cilat u sekuestruan nga policia. Tre shqiprarët u arrestuan menjëherë nga autoritet spanjolle, teksa akuzohen për trafik droge. Më 24 shtator, pasi u dorëzuan në gjykatën e Gavas, ata u dërguan...