Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Zbardhet dëshmia e Eqerem Braçit dhe djemve të tij: Na qëlloi me breshëri një person i panjohur
foto ilustruese TEPELENË- Nga ngjarja misterioze ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi ditën e djeshme, kanë dalë detaje dhe dëshmi të reja. Sipas deklarimeve që kanë dhënë në polici Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij, Gazmendi dhe Danieli, të cilët e shoqëronin biznesmenin, ata janë shprehur se janë sulmuar nga një person misterioz. Dëshmi të ngjashme ka dhënë edhe një bari, i cili ndodhej në vendngjarje në orën 00:23 të mëngjesit të së shtunës. Katër dëshmitarët janë shprehur se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri shumë afër vendit ku ndodhi ngjarja, çka i ka bërë të ndalojnë makinat. Fillimisht ka ndaluar Land Rover-i, në të cilin ndodheshin biznesmeni dhe njëri prej Braçëve, dhe më pas ka ndaluar makina e dytë....