Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Zbardhet roli i bariut në ngjarje, çfarë dëshmoi ai në polici?
Edoardo Sarchi TEPELENË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës. Armir Hitoveizi, një bari në zonën e Dilanit, është një nga katër dëshmitarët e ngjarjes. Grupi hetimor e mori dje në pyetje për të zbuluar më shumë rreth rrethanave të kësaj ngjarjeje ende të mbuluar me mister. Armiri deklaroi, njësoj si familja Braçi (që shoqëronte biznesmenin), se dëgjoi të shtëna me armë zjarri, të qëlluara nga një person misterioz. Por përse ishte bariu prezent në vendin e ngjarjes në orën 00:03 të mëngjesit të së shtunës? Mësohet se ai ka stanin ku mban bagëtitë vetëm 200 metra larg vendit ku ndodhi krimi. Hitoveizi ka qenë duke udhëtuar me makinë, por ka mbetur në rrugë për...