Albin Kurti në 85-vjetorin e Joe DioGuardit: Një jetë e përkushtuar ndaj çështjes së Kosovës

Albin Kurti në 85-vjetorin e Joe DioGuardit: Një jetë e përkushtuar ndaj çështjes së Kosovës

Në një mesazh të ngrohtë dhe mirënjohës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar Joe DioGuardin, ish-kongresmenin shqiptaro-amerikan, në 85-vjetorin e lindjes së tij, duke e cilësuar si figurën që e ktheu çështjen e Kosovës në kauzë të karrierës së tij politike. “Çdo shqiptaro-amerikan, pavarësisht pikëpamjeve apo përkatësive politike, e pranon se Joe DioGuardi luajti një rol qendror për zërin e shqiptarëve në politikën amerikane, në një kohë vendimtare për Kosovën,” shkroi Kurti, duke theksuar se DioGuardi ishte portë e hapur drejt Kongresit Amerikan, në një periudhë kur pak vetë ishin të gatshëm të dëgjonin për vuajtjet në ish-Jugosllavi2.Në krah të tij, qëndroi gjithmonë bashkëshortja Shirley DioGuardi, e cila festoi 75-vjetorin. Së bashku, ata lobuan pranë Presidentit Clinton për ndalimin e gjenocidit në...