Raporti i DASH, Këlliçi: Urgjencë kombëtare mbetet largimi një orë e më parë i qeverisë

Raporti i DASH, Këlliçi: Urgjencë kombëtare mbetet largimi një orë e më parë i qeverisë

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH “Investment Climate 2025”, duke e quajtur një skaner realist kundër propagandës dhe mashtrimeve qeveritare. Këlliçi thekson se, raporti i fundit i DASH pasqyron një realitet të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar në vazhdimësi, një realitet ku pengesat korruptive qeveritare ngulfatin rritjen dhe zhvillimin ekonomik, pengojnë investimet e huaja direkte dhe ngadalësojnë ritmin e përafrimit të Shqipërisë me vendet europiane. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar se është një urgjencë kombëtare largimi një orë e më parë i një qeverie, e cila mandat pas mandati, tregon paaftësinë dhe bashkëfajësinë në pengimin e kësaj lirie ekonomike, pasi një qytetar shqiptar i lirë, i pavarur dhe me mirëqënie, nuk do të ishte i...