Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tabaku: Qeveria e Ramës po e bën të pamundur jetesën për familjet shqiptare
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës për familjet shqiptare, duke e cilësuar atë si problemin më të madh të çdo familjeje sot. “Çdokush që më kontakton e ka si problem kryesor shtrenjtimin e jetesës. Rritja e çmimeve me rreth 20% për produktet bazë të shportës gjatë viteve të fundit ka bërë jetën e një familjeje shqiptare pothuajse të pamundur”, theksoi Tabaku. Ajo solli shembullin e një familjeje të vogël me katër anëtarë, e cila shpenzon mesatarisht 38,700 lekë në muaj vetëm për ushqime. “Ç’mund të bëjë një familje me dy paga minimale prej 40 mijë lekësh? Ç’të paguajë më parë, si mund t’ia dalë?”, u shpreh Tabaku, duke theksuar se edhe paga minimale nuk zbatohet në mënyrë...