Parashikimi i motit për sot.. Reshje shiu gjatë orëve të pasdites

Parashikimi i motit për sot.. Reshje shiu gjatë orëve të pasdites

Shqipëria do të dominohet sot nga masat ajrore të ngrohta dhe të lagjështa me origjinë oqeanike. Në zonat veriore dhe verilindore do të ketë kthjellime dhe alternime vranësirash ku do të gjenerohen dhe rebeshe shiu.  Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit. Po ashtu edhe gjatë natës reshjet do të mbeten dominante në territor.  Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C temperatura më e ulët në verilindje të territorit deri në 27°C vlera më e lartë në rang vendi.  Era do të fryjë mesatare deri e e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.