Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku ndër të tjera thuhet se administrata shqiptare vazhdon të përballet me sfida të konsiderueshme, ndërsa Shqipëria përshkruhet si një vend me disa probleme në fushën e investimeve dhe sundimit të ligjit, të cilat ndikojnë në klimën e përgjithshme të biznesit. Raporti rendit si sfida kryesore që dëmtojnë ambientin e biznesit korrupsionin e përhapur, një sistem gjyqësor të dobët, mungesën e transparencës në prokurimet publike, si dhe praninë e madhe të ekonomisë informale apo pastrimit të parave – sidomos me burim nga trafiku i drogës. “Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe...