Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd
FBI ka shkarkuar një grup agjentësh të cilët ishin fotografuar duke u gjunjëzuar gjatë një proteste për drejtësi racore, pas vdekjes së George Floyd në vitin 2020. Agjentët morën pjesë në një demonstratë në Washington DC, ku u gjunjëzuan bashkë me protestuesit si shenjë solidariteti. Floyd, një burrë me ngjyrë, u vra nga ish-polici, Derek Chauvin, i cili i qëndroi mbi qafë për më shumë se nëntë minuta, duke shkaktuar reagime të fuqishme në mbarë botën. Mendohet se rreth 15 ose 20 agjentë u shkarkuan të premten, megjithëse shifrat e sakta mbeten të paqarta, raporton BBC. Shoqata e Agjentëve të FBI-së e dënoi vendimin, duke e quajtur një shkelje të të drejtave të tyre. Vetë FBI nuk ka pranuar të komentojë mbi rastin. Vendimi vjen në...