Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Paga e jetesës, për një familje duhet të jetë 3 herë më e madhe se para minimale
Që një familje prej katër anëtarësh të mos jetojë në varfëri, duhet të sigurohet paga e jetesës. E përllogaritur nga ekspertë të huaj, kjo pagë duhet të jetë 3 herë më e madhe se pagesa e minimumit jetik. Gratë, kryesisht ato që punojnë në sektorin e prodhimit të këpucëve apo veshjeve, shumica të cilave dolën të mbuluara në fytyrë nga frika se humbin vendin e punës, kërkojnë rritje të pagave pasi, siç thonë, edhe pse punojnë fort thjesht mbijetojnë me pagën që marrin. “Pagat janë shumë të ulëta, pa llogaritur kushtet e punës, orët e zgjatura”, shprehet një qytetare. Paga e jetesës është një drejtë universale që duhet të ekzistojë për të gjithë punëtorët, pavarësisht statusit dhe vendit të punës. “Paga është për ushqim, për...