Armë dhe municione në Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës nis hetimet

Armë dhe municione në Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës nis hetimet

Armët dhe municionet e gjetura në banesë KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur armë dhe municione në podrumin e një ndërtesë në Mitrovicë të Veriut, që është në afërsi të sheshit Car Lazar. Përmes njoftimit thuhet se ende nuk ka persona të arrestuar dhe se hetimet do të vazhdojnë në lidhje me rastin.Gjatë operacionit policior janë gjetur dy pushkë, 50 fishekë, pranga, maska, këllëfë arme dhe karikator të zbrazët. “Për momentin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 27 shtator. Shpesh autoritetet kosovare kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme në disa zona të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe./ZËRI