Goditet organizata e trafikut të drogës në Greqi, ja kush janë të arrestuarit dhe rolet e tyre

Goditet organizata e trafikut të drogës në Greqi, ja kush janë të arrestuarit dhe rolet e tyre

Autoritetet greke kanë zbuluar emrat e grupit shqiptar të trafikimit të drogës, të cilët janë goditur nga policia dhe “FBI-ja” greke  gjatë një operacioni të përbashkët. Siç raportojnë mediat fqinje, kreu i bandës, Fatjon Prendi, 39 vjeç, nuk është një person i panjohur për autoritetet, pasi kishte qenë i përfshirë në vitin 2012 në një tentativë vjedhjeje shtëpie së bashku me 4 të tjerë, ku pati shkëmbim zjarri me policinë, dhe më pas grabiti nën kërcënim armë automjetin e Maki Triantafyllopoulos. Në atë rast ai u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje, grabitje në bashkëpunim, tentativë grabitjeje në bashkëpunim dhe shkelje të ligjit për armët. Ndërkohë, bashkë me Fatjon Prendin, në pranga ranë edhe Elson Ndreca (36 vjeç), Brisejda Cami (35), Pashke Gega (73), Zoje Ndoj (35) dhe Arben Mashi (50), ky i fundit me...