Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rishfaqen Dronët e dyshimtë në Danimarkë, mbyllet sërish hapësira ajrore
Në Danimarkë janë parë disa drona pranë objekteve ushtarake, përfshirë bazën ajrore Karup, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore për trafikun civil. Ngjarjet vijnë pas një serie incidentesh të ngjashme në aeroporte daneze dhe në vende të tjera si Gjermania, Norvegjia dhe Lituania. Autoritetet daneze e kanë cilësuar këtë si një sulm hibrid, por nuk kanë dëshmi që të lidhin Moskën me këto inkursione. Dronët u panë në disa zona ushtarake gjatë natës, ndërsa hetimet vazhdojnë me bashkëpunimin e policisë dhe ushtrisë.Incidentet ngjallin dyshime për një strategji ruse të agresionit indirekt ndaj vendeve të NATO-s që mbështesin Ukrainën, edhe pse Moska e ka mohuar përfshirjen e saj, duke i cilësuar akuzat si të pabaza dhe provokime të inskenuara. Kryeministrja daneze nuk përjashton mundësinë...