Aplikimet për viza, ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Verifikoni përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë

Aplikimet për viza, ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Verifikoni përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për vizë amerikane. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të verifikojnë me kujdes përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë. Sipas Ambasadës, nëse barkodi i formularit DS-160 nuk përputhet me barkodin e takimit të rezervuar dhe kjo nuk korrektohet deri në dy ditë para datës së intervistës, takimi do të anulohet automatikisht. “KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160 për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën. Nëse barkodi juaj nuk përputhet deri në dy ditë para takimit...