Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Tentoi të më përdhunonte”/ Lihet në burg autori i vrasjes së Valton Beqirin në Durrës, 24-vjeçari shpreh pendesë
Valbon Beqiri-teilor tivari DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Teilor Tivarin, autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiri. Seanca gjyqësore zgjati 40 minuta dhe u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ndërsa mësohet se autori është shprehur i penduar pasi ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike. Tivari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Po ashtu, gjykata ka lënë në burg edhe personin që e ndihmoi të largohej nga vendngjarja. Ngjarja ndodhi paraditen e së mërkurës, rreth orës 10:00, kur Beqiri u godit mbi 20 herë me thikë brenda banesës së tij në Durrës. Krimi u zbulua pasdite, kur i ndjeri nuk shkoi të merrte...