Dështon urdhri i Ministrisë së Arsimit, nxënësit vijojnë me celularë në shkollë

Dështon urdhri i Ministrisë së Arsimit, nxënësit vijojnë me celularë në shkollë

Urdhri i ri i Ministrisë së Arsimit për ndalimin e përdorimit të telefonave jo vetëm gjatë procesit mësimor por edhe gjatë qëndrimit në mjediset shkollore mbetet një urdhër teorik, pasi nga një vëzhgim i Top Channel duket se nxënësit e kanë të vështirë të shkëputen nga pajisjet teknologjike. “Tani jo të gjithë do binden. Telefoni është pjesë e përditshmërisë s’ke ç’bën…”, thotë një maturante. Rregullat jo të gjithë i zbatojnë. Gjatë pushimit të gjatë, në oborre apo edhe në korridoret e shkollës gjen adoleshentët me telefona në duar, edhe pse nuk është e lejuar. Por nxënësit pranojnë se edhe në orët e mësimit ka përjashtime… “Unë nuk e përdor, por gjatë 5-minutshëve edhe na i japin mësuesit… na duhet të shohim orën. Për mua vajzat...