Imazheristi i dhunshëm i ‘Shefqet Ndroqit’ pinte drogë dhe bënte orgji në dhomat e spitalit

Imazheristi i dhunshëm i ‘Shefqet Ndroqit’ pinte drogë dhe bënte orgji në dhomat e spitalit

Kjo javë ka nisur me një ngjarje të rëndë, që mund të kalonte fare në heshtje nëse nuk do të kishte të përfshirë dy punonjës të sistemit shëndetësor. Mikel Osmani është 37-vjeçari i plagosur paraditen e së martës në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ky i fundit është goditur me mjet prerës thikë, nga laboranti Dashamir Çajka, një emër i njohur për policinë e shtetit, me precedentë të mëparshëm. Sipas asaj çfarë është publikuar në media, në vitin 2017, në moshën 23-vjeçare, Çajka ka tentuar t’i japë fund jetës së tij me armë, duke qëlluar veten në kraharor. Ndërkohë që në vitin 2023, ai është akuzuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes si personi që ka sulmuar me thikë trajnerin e ekipit kombëtar, Bashkim...