Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
189 vite burg 5 vrasësve të shqiptarit në Angli, mes tyre një i ri nga Kosova
Pesë burra janë dënuar me një total prej 189 vitesh burg, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e dy të rinjve, përfshirë shqiptarin Klevi Shekaj, dhe përpjekjen për të vrarë një tjetër person në Archway, Londër, në vitin 2023. Sipas Metropolitan Police që i referohet Top Channel, të dënuarit janë: Lorik Lupqi, 21 vjeç, nga St John’s Way, N19; Abel Chunda, 29 vjeç, nga Caldy Walk, N1; Jason Furtado, 28 vjeç, nga Halton Road, N1; Eden Clark, 29 vjeç, nga Huddleston Road, N7; Xavier Poponne, 21 vjeç, nga Halton Road, Islington, N1. Ata u paraqitën në Gjykatën e Lartë të Old Bailey më 26 shtator, pas një procesi 15-javor, ku u shpallën fajtorë për vrasje të dyfishtë dhe tentativë vrasjeje. Dy viktimat ishin: Leonardo Reid,...