Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dhunonte të miturit dhe u mbyllte gojën kur qanin, dënohet me 8 vjet burg punonjësja e çerdhes
Një punonjëse çerdheje në Londër është dënuar me tetë vjet burg pasi u shpall fajtore për dhunë sistematike ndaj 21 fëmijëve nën kujdesin e saj. Roksana Lecka, 22 vjeçe, u kap nga kamerat e sigurisë duke përdorur dhunë fizike ndaj fëmijëve në çerdhen Riverside në Twickenham, në jugperëndim të Londrës. Pamjet tronditëse treguan punonjësen duke shqelmuar, grushtuar, pickuar fëmijët, si dhe duke u mbyllur gojën me forcë ndërsa qanin, ndërkohë që njëherë ishte filmua duke goditur disa herë me shqelm një djalë të vogël në fytyrë. E reja, kishte pranuar më herët fajësinë për shtatë akuza për mizori ndaj të miturve, ndërsa në qershor u dënua nga Gjykata e Kurorës në Kingston për 14 akuza të tjera. Pas zbulimit të ngjarjes së rëndë, çerdhja ku...