Qeveria nuk humb kohë, botohet në Fletoren Zyrtare shkarkimi i Erion Veliajt

Qeveria nuk humb kohë, botohet në Fletoren Zyrtare shkarkimi i Erion Veliajt

Është botuar sot në Fletoren Zyrtare vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vendimi është firmosur dje (25 Shtator) nga Edi Rama, ndërsa Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt, duke u përballur me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Kujtojmë se më 23 Shtator, me votë unanime, këshilltarët e mazhorances dhe opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës votuan pro shkarkimit të Erion Veliajt nga drejtimi i bashkise se Tiranës.