DOKUMENTI/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt

DOKUMENTI/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt

Erion Veliaj TIRANË- Është publikuar pak minuta më parë në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u mor nga qeveria ditën e djeshme në mbledhjen e radhes të thirrur nga kryeministri Edi Rama, pas dorëzimit të kërkesës së Këshillit Bashkiak për shkarkim nga posti i kryetarit të Bashkisë. Këshilli Bashkiak e shkarkoi Veliajn, më 23 shtator, me 50 vota pro të PS-së dhe PD-së, duke iu referuar ligjit të vetëqeverisjes vendore, se shkarkimi i kryetarit mund të kërkohet pasi ai mungon për 3 muaj rresht në detyrë. Vendimi i shkarkimit i cili do ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, pritet të kundërshtohet nga Erion Veliaj. Ky i fundit ka të drejtë të ankimojë vendimin e...