Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Begaj, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku ka shkruar se diskutimi u përqëndrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Po ashtu Begaj ka shkruar se i shprehu mirënjohje Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për udhëheqjen e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe për multilateralizmin. Ishte kënaqësi të takohesha përsëri me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, @antonieguterres, në margjinat e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Diskutimi ynë miqësor u...