Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Komisioni zgjedhor i Moldavisë ndalon partinë pro-ruse nga zgjedhjet parlamentare të së dielës
Komisioni Qendror Zgjedhor i Moldavisë ndaloi të premten pjesëmarrjen e Partisë “Zemra e Moldavisë” në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke e hequr atë nga lista e kandidatëve të Bllokut Zgjedhor Patriotik (BEP), një koalicion i afërt me Rusinë. Vendimi erdhi pas një urdhri të Gjykatës së Apelit të Kishinevit, e cila kufizoi aktivitetet e partisë për 12 muaj, mes akuzave për blerje votash, financim të paligjshëm dhe pastrim parash. Ky zhvillim vjen në një garë të tensionuar që shihet si përcaktuese për orientimin e Moldavisë: drejt Bashkimit Evropian, ose rikthimin në orbitën e Moskës. Partia pro-perëndimore e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), në pushtet që prej vitit 2021, përballet me rrezikun e humbjes së shumicës parlamentare mes akuzave për ndërhyrje të drejtpërdrejtë ruse. Udhëheqësja e...