Trump jep lajmin: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

Trump jep lajmin: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

Rreth 320 km larg Nju Jorkut, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se “duket sikur kemi një marrëveshje për Gazën”. “Mendoj se është një marrëveshje që do t’i kthejë pengjet, që do t’i japë fund luftës, do të jetë paqe, mendoj se kemi një marrëveshje”, thotë Trump mes të tjerash. Kujtojmë se Trump premtoi më herët gjatë këtyre ditëve se nuk do ta lejonte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të aneksonte Bregun Perëndimor. Po ashtu, gjatë ditëve të fundit, disa shtete perëndimore njohën Palestinën si shtet. Presioni ndërkombëtar ndaj Netanyahut është rritur ndjeshëm gjatë kohëve të fundit, duke marrë parasysh vrasjet e shumta që kanë ndodhur në Gaza.