Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
6 shqiptarë u vranë në Ekuador/ Bushkolaj: Kartelet serbe që kryenin masakra në Kosovë pastrojnë para me ndërtimet në Tiranë
Akuzat dhe denoncimet e shumta për lidhjet e krimit me qeverinë Rama kanë qenë në qendër të bisedës në Intervistën e Syri tv në edicionin e mesditës. Në bisedë me moderatorin Edvin Parruca, Gazetari Elkier Bushkolaj tha se “kartelet përgjakën Shqipërinë, pastruan paratë me bekimin e qeverisë”. Elkier Bushkolaj: Paradoksi nis që më Gjeneralin Italian Fabricio Lisi i cili kur drejtonte operacionet e Guardia di Fiananzas në Shqipëri, shprehej në 2015, kur Shqipëria ishte mbuluar me kanabis dhe sapo kishte filluar ai kalvari tragjik i vrasjeve nga Dukagjini deri në Përmet, shprehej se në Shqipëri në krah të Saimir Tahirit gjithmonë, shprehej se në Shqipëri luftohej 92 për qind e kanabisit nga autoritet. Pastaj për të mbërritur edhe tek deklarata e Arben Ahmetajt që kanabizimi...