Balliu: Dosja ‘Rama–Aruba’ provon lidhjet e Ramës me kartelet e drogës dhe pastrimin e parave në Tiranë

Balliu: Dosja ‘Rama–Aruba’ provon lidhjet e Ramës me kartelet e drogës dhe pastrimin e parave në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, u shpreh se dosja “Rama–Aruba” është një tjetër provë ndërkombëtare që konfirmon lidhjet e kryeministrit Edi Rama me kartelet e drogës dhe skemat e pastrimit të parave përmes kullave në Tiranë. Sipas Balliut, kullat që ngrihen në kryeqytet, me firmë të vetme të Ramës si kryetar i KKT-së, janë dëshmi e qartë e bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe qeverisë. Ai theksoi se Shqipëria nuk mund të jetë më strehë për pastrimin e miliardave të karteleve të drogës. Postimi: Dosja “Rama–Aruba” është një fakt tjetër ndërkombëtar që tregon lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës dhe mënyrën se si ato pastrojnë miliarda përmes kullave në Tiranë. Kulla që ngrihen vetëm...