Dy në pranga e dy në kërkim/ Kush janë autorët e vrasjes së Klevis Lleshit

Dy në pranga e dy në kërkim/ Kush janë autorët e vrasjes së Klevis Lleshit

Janë zbardhur emrat e 4 personave për të cilët Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër-arreste, pas zbardhjes për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e të riut, Klevis Lleshi, 21 vjeç, nga fshati Rukaj i Burrelit, në gusht të vitit 2020 Burime bëjnë me dije se në pranga janë vënë shtetasit Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të dy 31 vjeç, ndërkohë në kërkim janë shpallur shtetasit Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri, 36 vjeç dhe Sajmir Kolaveri, të cilet dyshohen për veprën penale vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjesim kufome, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryera nga grupi i strukturuar kriminal. Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri është pronari i lokalit “Monopol” në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Dyshohet se Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri...