Pete Davidson flet për ndikimin e nënës në rrugën e tij drejt shërimit: “Nuk mund të vdisja para saj”

Pete Davidson flet për ndikimin e nënës në rrugën e tij drejt shërimit: “Nuk mund të vdisja para saj”

Aktori dhe komediani Pete Davidson ka ndarë një rrëfim prekës për ndikimin e nënës së tij rreth rrugës për gjetjen e vetes. Gjatë një interviste në podcastin This Past Weekend with Theo Von, Davidson tregoi për një moment kyç gjatë qëndrimit në rehabilitim, kur një telefonatë nga nëna e tij, Amy, i ndryshoi rrjedhën e mendimeve. “Ajo më tha: ‘Frika ime më e madhe është që do ta shoh në lajme se djali im ka vdekur.’ Dhe ajo kurrë nuk ka folur kështu më parë. Ajo gjithmonë ka qenë mbështetëse dhe pozitive,” tha Davidson. Për komedianin 31-vjeçar, këto fjalë e goditën fort, sidomos duke ditur se nëna e tij kishte humbur tashmë bashkëshortin, babain e Pete-it, Scott Davidson, një zjarrfikës i ndjerë që humbi jetën...