Zbulohet magazina ku përgatitej drogë në Tiranë/ Arrestohet grupi me 5 të rinj, iu gjetën armë dhe valixhe me…

Zbulohet magazina ku përgatitej drogë në Tiranë/ Arrestohet grupi me 5 të rinj, iu gjetën armë dhe valixhe me…

Tiranë-Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë ku përgatitej drogë për shitje.  Në pranga kanë rënë 5 persona mes tyre, Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe Angjelina Koçi.  Njoftimi i policisë:  Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëarehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:    Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.   Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë...