Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lëvizje në Bashkinë Durrës, largohen nga detyra 5 krerët e njësive administrative
5 krerët e njësive administrative Sukth, Ishëm, Manëz, Rrashbull dhe Katund i Ri në Durrës janë larguar nga detyra ditën e djeshme. Burime bëjnë me dije se kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka pranuar dorëheqjen e tyre rreth dy muaj pas valës së dorëheqjeve masive të drejtorëve në bashki dhe drejtuesve të ish-komunave të Durrësit. Pritet që në orët në vijim të miratohen edhe dorëheqje të tjera në nivel drejtorësh në Bashkinë e Durrësit.