Vangjush Dako lë sot qelinë e burgut të Durrësit

Vangjush Dako lë sot qelinë e burgut të Durrësit

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka përfunduar ditët e qëndrimit në burg. Vangjush Dako u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm. Por, pas dhënies së dënimit nga Apeli i GJKKO, Dako përfundoi në spital. Pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua, më 21 shtator u rikthye në burgun e Durrësit për të përfunduar ditët e mbetura të dënimit. Sot ish-kryebashkiaku i Durrësit lë qelinë.