Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e vëllezërve Kurtaj në Roskovec/ Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 7 persona
Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq 7 persona pas vrasjes së dyfishtë të dy vëllezërve në fshatin Kurjan të Roskovecit. Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, u ekzekutuan me automatik nga Altin Kuka. Ngjarja e rëndë u shënua më 10 shtator 2024 para një lokali të vogël në pronësi të familjes, Kurtaj. Njoftimi i plotë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.K., Er.K. dhe Em.K për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79, gërma ‘dh’ e Kodit Penal si dhe katër persona të tjerë për përkrahje të autorit të krimit e moskallëzim të krimit. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1375 të vitit 2024, u provua se të pandehurit A.K., Er.K., Em.K., në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kryer vrasjen e shtetasve G.K. e L.K. Pak...