Trump kërkon arrestimin e ish-drejtorit të FBI, të gjithë kundërshtarët po vihen nën hetim

Trump kërkon arrestimin e ish-drejtorit të FBI, të gjithë kundërshtarët po vihen nën hetim

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, në lidhje me dëshminë e tij para Kongresit amerikan. Comey – i cili për kohë të gjatë ka qenë në shënjestër të kritikave të presidentit amerikan Donald Trump – akuzohet se ka gënjyer para Kongresit gjatë dëshmisë së tij në shtator të vitit 2020, lidhur me pyetjen nëse kishte autorizuar rrjedhjen e të dhënave të klasifikuar në media. Duke reaguar ndaj aktakuzës, Comey tha se ndihet i pafajshëm dhe se “kam besim të madh në sistemin gjyqësor federal”. Avokati i tij, Patrick J. Fitzgerald, tha në një deklaratë: “Jim Comey i mohon plotësisht akuzat e ngritura sot. Ne mezi presim ta shpallim të pafajshëm në gjykatë”. Nëse shpallet fajtor, Comey mund të...