Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Forcat RENEA zbarkojnë te “Myslym Shyri” në Tiranë
Prej orëve të para të mëngjesit, forca të shumta policie, përfshirë njësinë speciale RENEA, kanë ndërmarrë një aksion të befasishëm në zonën e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Prania e tyre është vënë re pranë një lokali të njohur, ku janë pozicionuar të paktën tre furgona policie. Pjesa më e madhe e efektivëve kanë qëndruar në hyrje të lokalit, duke krijuar një perimetër sigurie. Nuk dihet ende objekti i kontrollit apo shënjestra e operacionit, por masat e marra dhe pjesëmarrja e RENEA-s sugjerojnë një ndërhyrje me rëndësi të lartë. Në vijim pritet që autoritetet të japin detaje zyrtare mbi aksionin, ndërkohë që zona ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe kalimtarëve për shkak të pranisë së shtuar të policisë.