Metani: Forcimi i shtetit të së drejtës, dimension i rëndësishëm i negociatave me BE-në

Metani: Forcimi i shtetit të së drejtës, dimension i rëndësishëm i negociatave me BE-në

Institucione të drejtësisë nga rajoni u bënë bashkë sot në Tiranë në konferencën dyditore “Shërbimet e inspektimit të drejtësisë dhe sfidat e integrimit”, për të shkëmbyer përvoja, për të trajtuar sfida që lidhen me integritetin gjyqësor dhe për të diskutuar mbi rolin e tyre në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Konferenca u realizua si një bashkëpunim mes Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë, si dhe misioneve të OSBE-së në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë dhe Shkup. Në dy ditët e kësaj konference, diskutimet po fokusohen mbi tre tema të mëdha: parimet dhe funksionimi i shërbimeve të inspektimit, roli i tyre në mbrojtjen e standardeve demokratike dhe promovimin e integritetit, si dhe kontributi i këtyre institucioneve në kontekstin e...