Tre vajza përdhunohen, torturohen dhe vriten nga karteli në Argjentinë – gjithçka transmetohet live në Instagram

Tre vajza përdhunohen, torturohen dhe vriten nga karteli në Argjentinë – gjithçka transmetohet live në Instagram

Tre vajza të reja janë torturuar, përdhunuar dhe më pas janë vrarë nga një bandë droge në Argjentinë. Mediat e huaja raportojnë se e gjithë ngjarja e rëndë është transmetuar live në Instagram, ku besohet se e kanë ndjekur rreth 45 persona. Ministri i Sigurisë së Buenos Airesit, Javier Alonso, ka konfirmuar se trupat e pajetë të Brenda del Castillo, Morena Verdi dhe Lara Gutiérrez, të cilat ishin raportuar të zhdukura të premten, janë gjetur të groposura në oborrin e një shtëpie në një zonë periferike të kryeqytetit. Sipas hetimeve paraprake, tre vajzat dyshohet se janë mashtruar nga autorët për të shkuar në atë banesë, si të ftuara për një “festë”. “Ato janë parë për herë të fundit duke hipur në një automjet me dëshirë,...