Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Analiza e REL: Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës?
Teksa kanë mbetur pak më shumë se 100 orë nga skadimi i një mase të përkohshme që vendosi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, përmes së cilës ndaloi çdo veprim për formimin e qeverisë së re të vendit deri më 30 shtator, pyetja se çfarë aktgjykimi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të nxjerrë autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës sa shkon e bëhet më e dëgjuar. Hedhja ndaras në votim e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga komunitetet pakicë u bë shkas që më 5 shtator Gjykata Kushtetuese e Kosovës të vendoste një masë të përkohshme, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmerrnin veprime dhe të zhvillonin ndonjë procedurë për formimin e qeverisë së re të vendit për shkak të dyshimeve për...