Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë themelon degën e saj në New York

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë themelon degën e saj në New York

Një hap i rëndësishëm për komunitetin mjekësor shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shënua këtë javë me themelimin zyrtar të degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë – AMFE-USA. Ceremonia u mbajt pranë selisë qendrore të shoqatës historike kulturore-atdhetare “Vatra” në New York, e cila priti ngjarjen me nderim dhe mbështetje të plotë.Në emër të Vatrës, z. Marjan Cubi dhe z. Sokol Paja përgëzuan krijimin e degës së re dhe shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për misionin profesional dhe atdhetar të AMFE-USA.Kryesia e Zgjedhur e AMFE-USAStruktura drejtuese e degës së re përbëhet nga profesionistë të shquar të mjekësisë:Dr. Zana Nikolla – KryetareDr. Ermal Zatriqi – NënkryetarDr. Shpresa Xhakli – NënkryetareAnëtarë të Bordit:Renina Varfaj – Koordinatore e marrëdhënieve me publikunDr. Fatjona Lubonja...