Kontrolle prej 72 orësh në autostrada, 59 masa për shoferët që shkelnin rregullat

Kontrolle prej 72 orësh në autostrada, 59 masa për shoferët që shkelnin rregullat

Gjatë 72 orëve të fundit, policia rrugore ka zhvilluar kontrolle të përqendruara në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane për të rritur sigurinë në trafik dhe për të garantuar respektimin e rregullave të qarkullimit. Sipas një komunikate për mediat, policia bën me dije se gjatë këtyre kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar drejtues që krijonin pengesa në qarkullim duke mos respektuar radhën, sidomos tek rrethrrotullimi i Selitës dhe ai te Liqeni i Thatë, ku u vendosën 59 masa administrative. “Gjatë këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u ndërmorën masa ndaj drejtuesve të automjeteve që: hynin pa respektuar radhën dhe krijonin pengesa në qarkullim, kryesisht tek rrethrrotullimi i Selitës dhe rrethrrotullimi te Liqeni i Thatë. Për këto shkelje u vunë 59 masa administrative.”, thuhet në njoftim. Gjithashtu u kapën...