Balluku do drejtojë fushatën e PS në Tiranë, Berisha: E garantoj se fatin e Veliajt do të ketë!

Balluku do drejtojë fushatën e PS në Tiranë, Berisha: E garantoj se fatin e Veliajt do të ketë!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se emërimi i Belinda Ballukut si drejtuesja e fushatës së PS në Tiranë është një “shenjë rrokullisjeje” për Edi Ramën dhe partinë e tij. Në një deklaratë të fortë për mediat, Berisha e ironizoi ministren duke e quajtur “Lubi Tuneli” dhe paralajmëroi se ajo do të ketë të njëjtin fat si Erion Veliaj. Sipas tij, Balluku dhe Ogerta Manastirliu jo vetëm që përfaqësojnë korrupsionin dhe kapjen e shtetit, por edhe e urrejnë njëra-tjetrën gjë e cila dëshmon se PS ndodhet në prag shpërbërjeje. Pjesë nga deklarata: Të komentosh për Lubinë, t’ia heqim atë Balluku, ta quajmë Lubi Tuneli. Fakti që u detyrua t’i votojë pa debat, duke provokuar, një nga shkaqet, përveç vetes së tij, ishte Lubi Tuneli. Por...