Von der Leyen: Shtetet e BE-së që blejnë gaz të lëngshëm rus duhet të heqin dorë

Von der Leyen: Shtetet e BE-së që blejnë gaz të lëngshëm rus duhet të heqin dorë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se vendet e Bashkimit Evropian që vazhdojnë të blejnë gaz të lëngshëm natyror nga Rusia do të duhet ta ndërpresin këtë praktikë brenda pak muajsh, si pjesë e sanksioneve të reja ndaj Moskës. “Tre vite më parë, kur nisi lufta, ekzistonte një varësi shumë e madhe nga gazi rus dhe Putini na ndërpreu furnizimin me gaz. Kaluam një krizë të madhe energjetike. Diversifikuam furnizimet drejt vendeve të tjera dhe aleatëve tanë, investuam fuqishëm në burimet e rinovueshme dhe në energjinë bërthamore, dhe sot jemi pothuajse të çliruar nga lëndët djegëse fosile ruse. Është e drejtë që ta çojmë këtë punë deri në fund: duhet të çlirohemi nga lëndët djegëse fosile ruse, sepse ato vetëm sa mbushin...