Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shkallëzim i ri? Danimarka i quan dronët “sulm hibrid”
Konferencë shtypi mbi fluturimet me dronë në Danimarkë DANIMARKË- Mbi Danimarkë janë parë përsëri dronë mbi aeroporte, (25.09.)- këtë herë, u prekën edhe bazat ushtarake. Hapësira ajrore në Aalborg u mbyll përkohësisht dhe policia raportoi pamje dronësh në katër aeroporte. Dronë janë parë edhe në aeroportet Esbjerg dhe Sönderbirg, si edhe Skrydstrup. Aty janë stacionuar avionë luftarakë, F-16 dhe F-35. Edhe aeroporti në Aalborg përdoret nga ushtria. Ende nuk dihet qartë, kush fshihet pas dronëve Shumë detaje janë ende të paqarta. Gjithçka tregon se pas tyre qëndrojnë profesionistë, tha Ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen në një konferencë për shtyp në Kopenhagen këtë mëngjes. Numri i saktë i dronëve nuk dihet ende, as nuk ka pasur ndonjë informacion mbi madhësinë e tyre. "Është ende shumë herët për...