E Ngarkuara me Punë e SHBA mesazh “bombë” në zyrën e ministrit të Drejtësisë, luftë pa kompromis ndaj karteleve…

E Ngarkuara me Punë e SHBA mesazh “bombë” në zyrën e ministrit të Drejtësisë, luftë pa kompromis ndaj karteleve…

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zgjedhur të zhvillojë një tur vizitash në institucione të caktuara të shtetit Shqiptar, nëpërmjet të cilave përcjell pranë drejtuesve përkatës mesazhet e bashkëpunimit midis SHBA dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme. Vizita e të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn në institucionet kyçe të shtetit shqiptar nuk është një akt rutinë diplomatik, por një sinjal i qartë i ndryshimit të paradigmës së marrëdhënieve SHBA–Shqipëri. Në një kohë kur qeveria shqiptare përpiqet të ruajë narrativën e progresit institucional dhe të integrimit europian, diplomacia amerikane ka zgjedhur të flasë me gjuhën e luftës penale, duke e zhveshur komunikimin nga formulat e zakonshme dhe duke e kthyer në një mesazh të drejtpërdrejtë: Shqipëria është...